Alloggio
Camere da letto
Bagni
Informazioni su questa inserzione
🌇 Shitet super apartament 2+1+2 me verandë panoramike – pamje nga deti, porti dhe Amfiteatri, Durrës
Shitet apartament luksoz 2+1+2, me një sipërfaqe mbi 200 m², i pozicionuar në katin e 14-të (të fundit) të një ndërtese moderne me administrim shumë të mirë.
Apartamenti ofron verandë të madhe e të mbyllur me dritare panoramike, si dhe tarracë mbi 200 m² në përdorim ekskluziv, e investuar aktualisht me panelet diellore.
Ky është një apartament i ndërtuar, blerë dhe mobiluar për përdorim personal nga pronarët aktualë — jo për shitje tregu. Deri më tani është banuar vetëm nga pronarët e parë, çka tregon kujdesin dhe gjendjen perfekte të pronës.
🏖️ Pamjet janë të jashtëzakonshme, me orientim frontal nga Deti Adriatik, Porti i Durrësit, dhe Amfiteatri Antik, duke ofruar një panoramë unike ditë e natë.
Apartamenti përbëhet nga:
- Sallon ndenjeje shumë i gjerë me dalje direkte në verandë
- Kuzhinë bashkëkohore e pajisur plotësisht
- 2 dhoma gjumi (dhoma martesore me banjo private dhe dalje në verandë)
- 2 tualete moderne
- Verandë e mbyllur me dritare xhami dhe hapësirë ideale për pritje e relaks
🔹 Kati: 14 (i fundit)
🔹 Ashensor: pa çip, funksional dhe mirëmbajtur
🔹 Administrim: shumë i mirë në pallat
🔹 Gjendje: gati për banim të menjëhershëm
🔹 Ambient i gjerë, me lartësi dhe kubaturë optimale në çdo dhomë